LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet meçi i shumëpritur i rikthimit të legjendës, Tyson-Jones

Shtyhet meçi i shumëpritur i rikthimit të legjendës, Tyson-Jones
Mike Tyson, Roy Jones Jr (Foto: Getty Images/Guliver)

Dueli miqësor i boksit ndërmjet Mike Tyson dhe Roy Jones Jr është shtyrë për datën 28 nëntor të këtij viti.

Meçi i shumëpritur që do ta rikthejë legjendën në ring, ishte caktuar të zhvillohej më 12 shtator, mirëpo The Ring raporton se është shtyrë në përpjekje për t’i rritur të hyrat.


Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në kategorinë e peshave të rënda do t’i kthehet boksit pas mungesës 15 vjeçare në përballjen që do të zhvillohet në Carson të Kalifornisë.

(Foto: Instagram/miketyson)

Kreu i Komisionit Sportiv të Shtetit të Kalifornisë, Andy Foster, ka thënë më herët se pret që meçi ndërmjet 54-vjeçarit Tyson dhe 51-vjeçarit Jones të jetë si një sesion sparringu.

Megjithatë, Roy ka thënë se do ta mbrojë veten sikur të jetë një meçi vërtetë boksi. Ai shpreson se dueli me legjendën të tërheqë interesim shumë të madh.

Para përballjes së shumëpritur: Dyshohet se Mike Tyson mund t'ia kafshojë veshin Roy Jones Jr-it
Lexo po ashtu Para përballjes së shumëpritur: Dyshohet se Mike Tyson mund t'ia kafshojë veshin Roy Jones Jr-it

Meçi i fundit zyrtar i Tyson ka ndodhur në qershor të vitit 2005 kur ishte mposhtur nga Kevin McBride. Derisa Jones për herë të fundit është ndeshur në shkurt të vitit 2018 kur e kishte mposhtur Scott Sigmonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori