LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë është e papranueshme, Qeveria Hoti duhet të japë përgjegjësi

Haxhiu: Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë është e papranueshme, Qeveria Hoti duhet të japë përgjegjësi
Foto: Arkiv

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se hyrja e xhandarmërisë serbe është vetëm konsekuencë e qasjes së politikës sonë karshi Serbisë.

Ish-ministrja ka thënë se Qeveria Hoti duhet të japë përgjegjësi për këtë.


“Andaj, përveçse kjo qeveri ilegale, ilegjitime duhet të shkojë së bashku me të duhet të kthehet edhe reciprociteti. Këta që kanë hequr dorë nga Republika e janë vërsulur në pazare nuk mund ta mbrojnë Republikën, andaj dhe askush nuk befasohet nga ta. Kjo që ka ndodhur dje në Karaçevë është e papranueshme dhe kjo qeveri duhet të jep përgjegjësi”, ka shkruar Haxhiu.

Hoti reagon pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë
Lexo po ashtu Hoti reagon pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Postimi i plotë:

Rasti i djeshëm i futjes së xhandarmërisë së Serbisë në Karaçevë është vetëm konsekuencë e qasjes së politikës sonë karshi Serbisë.
Në dialogun e ashtuquajtur teknik me Serbinë plotë herë na është thënë se si Serbia njohu Kosovën, teksa marrëveshjet nënshkruheshin, kompromiset zbatoheshin në Kosovë dhe pranoheshin njëanshëm gjithnjë ishte nevoja edhe për pak negociata. Gjendja nuk përmirësohej në terren, Republika dëmtohej e Serbia ishte e pangopur. Kjo ishte e vazhdon të jetë qasja e Kosovës karshi Serbisë: negocio pa kushte, lësho pe në sovranitet dhe si rezultat bëje prapë të nevojshëm negocimin. Kjo nuk është logjikë shtetformuese, përkundrazi kjo është logjikë shtetrrënuese.
Qeveria ilegjitime po vazhdon avazin e vjetër, por tash në formë edhe më të rëndë. Teksa më herët nuk kishte ndonjë sjellje dinjitoze e të barabartë me Serbinë këta shkuan edhe më larg, jo vetëm që nuk këmbngulin karshi saj asgjë, por e hoqën vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë si parim ndërkombëtar i marrëdhënieve mes shtetesh si dhe hoqën dorë nga anëtarësimi në organizma ndërkombëtar vetëm për ta kënaqur Serbinë!

Këta e zhveshën Republikën e Kosovës, dhe kur kjo ndodh t’i je në tryezë bisedimesh teksa gjendja në terren cenohet. Kaq mund të flasim për logjikën shtetndërtuese të këtyre.

Hapi i parë i secilës marrëdhënie bilaterale është shprehja e vullnetit për t’u dakorduar. Në rrethana kur ndodh kjo çfarë ngjau dje me territorin e Republikës së Kosovës, më saktësisht në Karaçevë, është dëshmi për të kundërtën. Andaj, përveçse kjo qeveri ilegale, ilegjitime duhet të shkojë së bashku me të duhet të kthehet edhe reciprociteti. Këta që kanë hequr dorë nga Republika e janë vërsulur në pazare nuk mund ta mbrojnë Republikën, andaj dhe askush nuk befasohet nga ta. Kjo që ka ndodhur dje në Karaçevë është e papranueshme dhe kjo qeveri duhet të jep përgjegjësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori