LAJMI I FUNDIT:

Lehtësohen procedurat për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer

Lehtësohen procedurat për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për lehtësimin e procedurës për pajisje/tërheqje të pasaportës dhe patentë-shoferëve. Më këtë vendim përkohësisht qytetarëve të Republikës së Kosovës do të ju mundësohet:

1.1. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me pasaportë mund të bëhet edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;

1.2. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me patentë-shofer, mund të bëhet edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;


1.3. Tërheqja në rastet e caktuara të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit me autorizim në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, mund të bëhet edhe në mungesë të origjinalit të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit paraprak dhe të autorizimit origjinal.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

Këtë vendim ministri Veliu e mori në  mbështetje të nenit 10.2  dhe nenit 11 të Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, (Gazeta Zyrtare, Nr. 07, 01, mars  2019), nenit 8 (paragrafi 1.4) shtojca 6 pika 11 të Rregullores (QRK) Nr.06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Rregullores (QRK) Nr.07/2020 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori