LAJMI I FUNDIT:

FIBA: Astera Tuhina në mesin e super-talenteve të Evropës

FIBA: Astera Tuhina në mesin e super-talenteve të Evropës

Paul Nilsen është kujdesur të bëjë një shkrim në lidhje me anulimin e FIBA Kampiontave Evropiane të të Rinjve për shkak të Covid-19, ndërsa në theks të veçantë ka shkruar për basketbollin e femrave, ku është përmendur edhe basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina.

“Driblim me dorën e majtë, pastaj me të djathtën, shënim për dy pikë me tabelë, gjuajtje mjaft precize për tre pikë, vizion dhe gjallëri të mrekullueshme në parket që çdoherë të sjellë buzëqeshje në fytyrë kur e shikon duke luajtur, Tuhina i ngërthen të gjjtha në një dhe është kënaqësi e madhe për ta parë. Ajo është edhe mjaft e guximshme dhe vitin e kaluar kur mori pjesë në FIBA Kampionatin Evropian ​​U20 për Femra dhe luajti kundër lojtarëve që ishin 4-5 vjet më të mëdha në moshë, me mjaft meritë pati vlerësime të shkëlqyeshme. Ajo është shpresa e madhe e Kosovës, si një nga shtetet më të reja të basketbollit që mundohet të fitojë një vend në hartën sportive”.


Ky është përshkrimi që ia ka bërë Paul Nilsen (i apasionuar pas promovimit të basketbollit të femrave) në faqen zyrtare të FIBA-s në artikullin që i dedikohet grupmoshës U16 të vajzave.

“Anulimi i FIBA Kampionateve Evropiane të të Rinjve për shkak të pandemisë Covid-19 i ka goditur të gjithë, por ka diçka veçanërisht pikëlluese për humbjen e edicionit të vitit 2020 të FIBA U16 Kampionateve Evropiane.

Si tifoz i flaktë i basketbollit të të rinjve dhe pasi kam dashur shumë të shoh yje të shumtë duke shkëlqyer në këtë garë (qoftë Divizion A apo B) unë jam i vetëdijshëm se kjo nuk do të ndodh.

Atëherë, cilat janë lojtaret që unë kam pritur me padurim ti shoh nëse Covid-19 të mos ndodhte.

Më poshtë e gjeni listën me 16 lojtaret që edhe ju mund të dëshironi ti shikoni në FIBA Kampionatet Evropiane të ardhshme, ndonëse unë kam mundur të përfshijë në listë edhe disa talente të tjera!”, ka shkruar Nilsen në artikullin e publikuar në faqen zyrtare të FIBA-s.

Në listën e Nilsen për faqen zyrtare të FIBA-s janë përfshinë lojtare nga Kroacia, Franca, Italia, Polonia, Spanja, Serbia, Lituania, Rusia, Letonia, Belgjika dhe Gjermania të gjitha këto nga Divizioni A dhe B.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori