LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Libanit: Ekziston mundësia që shkaku i shpërthimit në Bejrut të jetë një raketë ose bombë

Presidenti i Libanit: Ekziston mundësia që shkaku i shpërthimit në Bejrut të jetë një raketë ose bombë

Presidenti i Libanit tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktuar nga pakujdesia, një aksident apo ndërhyrje e mundshme e jashtme.

Michel Aoun u tha mediave lokale se “shkaku nuk është përcaktuar ende”, raporton aljazeera.

Funeral në vend të dasmës: Infermierja është bërë simbol i tragjedisë në Bejrut
Lexo po ashtu Funeral në vend të dasmës: Infermierja është bërë simbol i tragjedisë në Bejrut

“Ekziston mundësia e ndërhyrjes së jashtme me një raketë, bombë ose një akt tjetër”, tha Aoun, transmeton Telegrafi.


Ai tha se hetimi i shpërthimit në depo, ku ndodhej materiali shumë eksploziv, po zhvillohet në tre nivele.

“Së pari, si hyri dhe u ruajt materiali eksploziv…së dyti, nëse shpërthimi ishte rezultat i pakujdesisë apo një aksident…dhe së treti, mundësia që të kishte ndikime të jashtme”, tha ai.

Rritet në 150 numri i të vdekurve shkaku i shpërthimit në Bejrut
Lexo po ashtu Rritet në 150 numri i të vdekurve shkaku i shpërthimit në Bejrut

Ndryshe, autoritetet shtetërore kanë konfirmuar se deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 150 persona dhe janë lënduar mbi pesë mijë persona. /Telegrafi/