LAJMI I FUNDIT:

Rritet në 150 numri i të vdekurve shkaku i shpërthimit në Bejrut

Rritet në 150 numri i të vdekurve shkaku i shpërthimit në Bejrut

Numri i njerëzve të vdekur shkaku i një shpërthimi në portin e Bejrutit është rrit në 150, njofton Ministria e Shëndetësisë së Libanit.

Sipas Ministrit Hamad Hassan, çdo person i pestë në mesin e 5,000 të plagosurve duhej të shtrohej në spital gjersa 120 persona të tjerë janë në gjendje kritike, raporton thwashingtonpost.


Realizonte fotosesion me fustan të bardhë të nusërisë kur ndodhi shpërthimi në Bejrut, libanezja rrëfen tmerrin që e përjetoi
Lexo po ashtu Realizonte fotosesion me fustan të bardhë të nusërisë kur ndodhi shpërthimi në Bejrut, libanezja rrëfen tmerrin që e përjetoi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndihmë në vlerë prej 15 milionë dollarësh për të mbuluar kostot urgjente mjekësore të Libanit pas shpërthimit shkatërrues, në mes një krize të rëndë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi, ndër të tjera, 17 kontejnerë me pajisje mjekësore të OBSH-së, përfshirë ato mbrojtëse.

Pesë spitale të Bejrutit në zonën e prekur nga shpërthimi nuk funksionojnë fare, dhe sipas raporteve paraprake, një numër i konsiderueshëm i klinikave të kujdesit parësor janë shkatërruar.

OBSH deklaron se për shkak të dëmtimit të spitaleve, numri i përgjithshëm i shtretërve spitalorë në Bejrut është ulur me 500.

Funeral në vend të dasmës: Infermierja është bërë simbol i tragjedisë në Bejrut
Lexo po ashtu Funeral në vend të dasmës: Infermierja është bërë simbol i tragjedisë në Bejrut

Deri në 300 mijë njerëz mbetën të pastrehë, duke përfshirë deri në 100 mijë fëmijë, dhe ata urgjentisht kanë nevojë për strehim dhe ushqim.

OBSH është e shqetësuar se kjo situatë mund të kontribuojë në përhapjen më të shpejtë të COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori