LAJMI I FUNDIT:

Realizonte fotosesion me fustan të bardhë të nusërisë kur ndodhi shpërthimi në Bejrut, libanezja rrëfen tmerrin që e përjetoi

Realizonte fotosesion me fustan të bardhë të nusërisë kur ndodhi shpërthimi në Bejrut, libanezja rrëfen tmerrin që e përjetoi

Videoja e një nuse libaneze Israa Seblani ka bërë xhiron e botës, për faktin se ajo ishte veshur me fustan të bardhë të nusërisë dhe pozonte pranë aparatit për një fotosesion, kur ndodhi shpërthimi në Bejrut. E si pasojë e këtij shpërthimi, humbën jetën të paktën 150 persona dhe mbi 5 tjerë u lënduan, shkruan The Guardian.

Seblani që punon si mjeke në SHBA, kishte mbërritur në Bejrut disa javë para martesës, dhe pak momente para shpërthimit kishte ndihmuar një burrë të lënduar për t’u fshehur në një hapësirë më të sigurt, transmeton Telegrafi.


Dy ditë më pas, ajo dhe bashkëshorti i tij – biznesmeni 34-vjeç Ahmad Subeih, akoma janë duke u munduar ta rimarrin veten nga shoku.

Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi
Lexo po ashtu Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi

“Për ditën time të madhe jam përgatitur tash e dy javë dhe kam qenë e lumtur si gjitha vajzat tjera: ‘Po martohem’. Prindërit e mi do të jenë shumë të gëzuar kur të më shohin në fustan të bardhë, do të dukem si princeshë”, ka thënë ajo për Reuters.

“Por ajo çfarë ndodhi gjatë shpërthimit nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kam qenë në shok, pyesja veten se çfarë ndodhi, nëse do të vdes? Si do të vdes?”, ka shtuar ajo.

Edhe bashkëshorti i saj kujton momentin e shpërthimit, që besohet të ketë ndodhur për shkak të materieve kimike që ishin brenda një depoje pranë portit të Bejrutit.

Pamjet nga droni tregojnë më së miri se sa i fuqishëm ishte shpërthimi në Bejrut
Lexo po ashtu Pamjet nga droni tregojnë më së miri se sa i fuqishëm ishte shpërthimi në Bejrut

“Filluam të ecim përreth, kam qenë shumë i pikëlluar, nuk mund të përshkruhet zhurma e shpërthimit. Ende jam në shok. Kurrë nuk kam dëgjuar një tingull të tillë në atë shpërthim”, ka shtuar ai.

Pas shpërthimit ata janë munduar të qetësohen dhe ta vazhdojnë festimin, por kot. Në anën tjetër dhëndri libanez kujton edhe momentin kur janë futur në hotelin e dëmtuar nga shpërthimi, për të marrë gjësendet e tyre dhe pasaportat.

“Skena në dhomë ka qenë e pabesueshme”, ka thënë ndër tjera ai, duke shtuar se është në pritje të vizës amerikane me qëllim që t’i bashkohet gruas së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori