LAJMI I FUNDIT:

Këta numra të njëjtë i luajti në lotari për 25 vite dhe më fund i buzëqeshi fati – roboti i dorëzon çekun fitues kanadezes

Këta numra të njëjtë i luajti në lotari për 25 vite dhe më fund i buzëqeshi fati – roboti i dorëzon çekun fitues kanadezes

Për shkak të pandemisë globale të coronavirusit, tërheqja e parave të fituara në lotari u bë edhe më shumë interesante.

Për herë të parë në historinë e lotarisë në Quebec, një fituesit iu dha një çek prej gjashtë milionë dollarësh nga një robot, raporton CNN.

Pas 25 vjetësh duke luajtur të njëjtat numra me fat, Guylaine Desjardins, një banore e Laurentides, fitoi lotarinë. Multimilioneria e re bleu biletën e lotarisë në vendin e saj të punës duke përdorur numrat 1, 12, 27, 30, 34, 49 dhe numrin e bonusit 35, transmeton Telegrafi.


Në përpjekje për t’iu përmbajtur udhëzimeve të shëndetit publik, ceremonia e mbajtur më 23 korrik u transmetua drejtpërdrejt në Facebook dhe të pranishmit mbanin maska dhe distancë fizike – përveç robotit të quajtur SARA.

U deshën disa ditë për të kuptuar se ajo po mbante një biletë fituese prej gjashtë milion dollarësh, sipas një njoftimit të Loto-Quebec. Sipas këtyre të fundit, bileta kushton tre dollarë gjersa shanset për fituar është 1 në 14 milionë.

Ndërkohë, fituesja me fat planifikon të përdorë pasurinë për t’i blerë vetes një motor me tre rrota dhe të udhëtojë pasi të jenë hequr udhëzimet e sigurisë pandemike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Burri nga Idaho futet sërish në librin e rekordeve Guiness, zhongloi për një minutë me tre topa të vegjël

Burri nga Idaho futet sërish në librin e rekordeve Guiness, zhongloi për një minutë me tre topa të vegjël

Interesante
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

Interesante
Një pyetje që duket e thjeshtë: Cila linjë të çon te bananja?

Një pyetje që duket e thjeshtë: Cila linjë të çon te bananja?

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori