Infektologu Ilir Tolaj tha se pati gabime në ecurinë e pandemisë si nga institucionet politike, si nga ato shëndetësore.
Për këtë ai po thotë se java e ardhshme mund të jetë edhe më e rëndë sa i përket numrit të të infektuarve, njofton Klan Kosova.
“Kjo periudhë nuk është piku. Pas një jave mund të ketë numër më të madh dhe më pas të kemi rënie graduale. Kjo është pasojë e sitatuatë në terren dhe vetëdijësimit, gjegjësisht frikës të popullit”.
“Roli i institucioneve të Kosovës është minor tash për tash në mbajtjen në kontroll dhe ecurinë e pandemisë. Jemi në një situatë ku numri i të infektuarve është gati plotësisht i pakontrolluar dhe më shumë varet nga kontaktet e rëndëomta të njerëzve sesa që varet nga zbatimi i masave, qoftë politike qoftë shëndetësore”.
Tolaj tha se masat e mbylljes në fillim, e më pas lirimi i shpejtë, kanë qenë ekstreme.
“Rritjen e kemi pritur meqenëse pas masave ekstreme të kufizimeve bie domosdoshmërish një periudhë e lirimit. Dhe pas lirimit nëse nuk është e kontrolluar nga institucionet, mekanizmat e shteti s’mund t’i zbatojnë ato lëshime graduale dhe normalisht që do të ketë më shumë kontakte. Nuk është dashur që fillimisht të bëhen masat strikte siç ka qenë. Kemi disa specifika në vendin tonë që s’janë marrë parasysh”.
Por, a i duhet Kosovës një mbyllje e re për të ndalë trendin e rritjes së të infektuarve dhe rrjedhimisht të vdekurve nga COVID-19?
“Asnjë prej vendeve në botë përkundër faktit që po ballafaqohen me raste të tilla s’po e konsiderojnë një mbyllje si në fillim. Efektet negative të shëndetit të popullit kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa ato humbje jetësh që janë parandaluar. Nëse kemi kursyer jetë njerëzish. Kemi humbur njerëz nga mosmundësia për të marrë një shërbim mjekësor, për shembull, të sëmurët malinj s’kanë mundur të marrin trajtimin e nevojshëm”.
“Gjithmonë kur merren vendime për mbyllje ose hapje duhet të peshohen vendimet pro dhe kontra. Institucionet politike dhe shtetërore po tregohen egoiste. Ato janë shumë më të prira që të kenë numër më të vogël të vdekjeve dhe të të hospitalizuarve. Vetë fakti i aprovimit të masave të deritashme ku tregohet një vetëkënaqësi në numrin e testimeve apo llojin e rekomandimeve apo edhe kur faji bartet te populli dhe jo të institucionit. Për shembull, reagimi i IKSHPK-së ishte tejet banal për ta mbrojtur kryeministrin. Kjo tregon që po bëhet për politikë”.
Tolaj tha se deri tash nuk ka pasë veprime të institucioneve që kanë ndërruar kahjen e pandemisë.
Infektologu thotë se pavarësisht energjisë dhe përpjekjeve, ministri i Shëndetësisë është në një terren krejt të huaj dhe aspak familjar për të.
“Po i shoh përpjekjet dhe energjinë e shtuar, por askush që është jashtë sistemit shëndetësor nuk është i vetëdijshëm për problemet aty. Zgjidhjet që kërkohen në shëndetësi janë urgjente dhe prekin interesa të shumë palëve dhe shume individëve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025