Shenja paralajmëruese të hershme të kancerit të gjirit që çdo grua duhet të dijë
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme që kërcënojnë jetën.
Çdo grua duhet të bëjë kontrolle të rregullta dhe mamografi për të zbuluar qelizat anormale në fazat e hershme për të rritur mundësinë e mbijetesës. Gjithçka mund të trajtohet nëse gjendet në një fazë të hershme.
Ka shenja të hershme të kancerit të gjirit që tregojnë se diçka nuk është në rregull dhe çdo grua duhet t’i njohë ato!
Zbulimi i hershëm është thelbësor për shërimin e kësaj sëmundje shkatërruese! Nëse vini nga një familje që ka histori me kancer të gjirit, sigurohuni që të bëni teste të rregullta!
Më poshtë gjeni disa nga shenjat e hershme të kancerit të gjirit që çdo grua duhet të dijë:
Nishan i ri
Nishanet zakonisht janë të lidhura me kancerin e lëkurës, por nuk është gjithmonë kështu. Një studim i kryer mbi 6000 gra, tregoi se gratë që kanë më shumë nishane kishin një rrezik prej 13% më të madh për të marrë kancer të gjirit. Një studim tjetër tregoi se gratë me 15 ose më shumë nishane, kanë 35% rrezik më të lartë nga kanceri i gjirit. Nëse vëreni një nishan të ri në trupin tuaj ose nëse nishani juaj fillon të rrjedh gjak, kruhet ose ndryshoni ngjyrën dhe formën e tij, kërkoni ndihmë profesionale, transmeton Telegrafi.
Kollë e vazhdueshme
Dhimbja e fytit, kolla e thatë dhe gulçimi mund të jenë një tregues që qelizat kancerogjene janë përhapur në mushkëri. Kjo njihet si një kancer sekondar i gjirit dhe ndodh në 65-70% të grave. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve i anashkalojnë këto simptoma sepse ato janë të ngjashme me të ftohurin dhe gripin e zakonshëm.
Problemet me tretjen
Disa nga simptomat kryesore të kancerit të gjirit përfshijnë kapsllëk dhe fryrje të barkut. Kanceri i gjirit shkakton ndryshime hormonale që ndikojnë në funksionimin e organit dhe tretjen. Humbja e oreksit, humbja e papritur e peshës, ënjtja, dhimbja e barkut ose legenit, të gjitha mund të tregojnë se diçka po ndodh në trupin tuaj.
Lodhja
Është shenja më e zakonshme e kancerit. Ndonjëherë lodhja mund të jetë gjithashtu një tregues i çekuilibrit hormonal dhe çrregullimeve të tiroides. Kur lodhja është shkaktuar nga kanceri, nuk do të ikë kur të pushoni shumë. Shpesh shoqërohet me gjumë të keq, depresion dhe dhimbje të vazhdueshme. Studimet tregojnë se nëntë nga dhjetë pacientë me kancer të gjirit pësojnë lodhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025