LAJMI I FUNDIT:

Skena rrëqethëse nga Bejruti, “zhduket” e tërë lagjia pas shfaqjes së resë në formë kërpudhe – detaje nga shpërthimi në Liban

Skena rrëqethëse nga Bejruti, “zhduket” e tërë lagjia pas shfaqjes së resë në formë kërpudhe – detaje nga shpërthimi në Liban

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar nga shpërthimet e fuqishme, që kanë ndodhur sot në qendrën e qytetit të Bejrutit në Liban.

Si pasojë e shpërthimeve janë shembur tarracat e ndërtesave, janë thyer xhamat e shtëpisë, duke bërë që të ngritet një re në formë kërpudhe që ngjante shumë me atë të bombës bërthamore, transmeton Telegrafi.


Shpërthimet kanë ndodhur në portin e qytetit ku gjenden magazinat brenda të cilave kishte eksplozivë, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve në Liban, NNA.

Sipas burimeve të organeve të sigurisë, në këtë rajon gjenden depo të kimikaleve të ndryshme. Një nga teoritë është që shpërthimin ka munduar ta shkaktoj një lloj kimikali që ishte konfiskuar një vit më parë nga një anije, dhe që gjendej në një depo në port.

E para shpërthimit të fuqishëm, mund të dëgjohen krismat e fishekzjarrëve që fluturonin nëpër qiell. Megjithatë deri më tani nuk dihet shkaku i saktë i shpërthimit apo lloji i eksplozivit që gjendej brenda deposë.

Guvernatori i portit të Bejrutit ka bërë të ditur për Sky News, se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. E një nga zyrtarët e këtij qyteti këtë katastrofë e ka krahasuar me Hiroshimën në Japoni. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga shpërthimi janë lënduar qindra persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori