Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në mbrëmjen e së hënës u bë pjesë e debatit publik, shkaku i një deklarate që e postoi në rrjete sociale.
Pas kritikave që iu drejtuan kryeministrit Hoti se pas testimit për COVID-19 nuk i ka zbatuar rekomandimet për vetizolim, Instituti në këtë deklaratë ka shtuar se “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”, raporton KOHA.
Nga shumë komentues në rrjete sociale u vlerësua se kjo fjali mund të ketë efektin e kundërt nga ajo që ishte planifikuar.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga IKSHPK-ja që të vazhdojë ta ruajë profesionalizmin e të mos bëhet pjesë e diskursit politik ditor.
“Ka shumë çështje serioze me të cilat IKSHPK-ja duhet të merret, pjesëmarrja në interpretime e diskurse politike definitivisht nuk duhet të jetë një ndër to. Qytetarët vërtet kanë nevojë për informacion, por në këtë situatë mjaft kaotike kanë nevojë edhe për qetësi”, ka thënë Krasniqi.
Njëjtë është shprehur edhe analisti politik, Imer Mushkolaj. Ai ka thënë se Instituti nuk duhet të marrë anë politike në këtë situatë, përveçse të informojë drejt dhe qartë qytetarët.
“IKSHPK-ja nuk duhet të vihet në shërbim të politikës, pa marrë parasysh kush është në pushtet ose opozitë. IKSHPK-ja nuk duhet të lëshojë pamflete politike, por të informojë drejt dhe saktë për situatën”, ka thënë Mushkolaj.
Ky lloj komunikimi me publikun po konsiderohet joserioz dhe me ndikim negativ në zbatimin e rekomandimeve nga ana e qytetarëve.
Mirëpo, kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, thekson se është mungesa e profesionalizmit në aspektin e komunikimit me publikun ajo që ka çuar deri tash në disa gafa të institutit, pavarësisht qëllimit të tyre të mirë.
“Unë konsideroj se ka vërejtje dhe kritika për mënyrën e komunikimit publik. Komunikimi publik dallon prej punës profesionale që ka të bëjë sepse është një shkollë e veçantë dhe tepër e rëndësishme. Rasti i mbrëmshëm ishte i tillë. Nuk besoj që ka qenë i qëllimshëm por besoj që ka qenë më shumë gabim në aspektin profesional të kuptimit që nuk janë ekspertë”, është shprehur Hajrulllahu.
Pavarësisht reagimeve të shumta, Instituti nuk ka dhënë kurrfarë përgjigje, me gjithë insistimin e KOHËS.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025