LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi uron nënën e tij në ditëlindjen e 83-të

Presidenti Thaçi uron nënën e tij në ditëlindjen e 83-të

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar nënën e tij në ditëlindjen e 83-të.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në çdo hap të jetës së tij, e ka përcjellë bekimi i saj.

Lexoni postimin e Thaçit:


“Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të

Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive.

Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë.

Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.

Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori