LAJMI I FUNDIT:

ESTADIO DA LUZ

ESTADIO DA LUZ
(Foto: Patricia de Melo/EuroFootball/Getty Images/Guliver)

Estadio da Luz i njohur me emrin zyrtar si ‘Estadio do Sport Lisboa e Benfica’ është një stadium që shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, ndërsa është i lokalizuar në Lisbonë të Portugalisë. Më së shpeshti përdoret për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpia e klubit portugez, Benfica, që edhe e pronëson.

I hapur më 25 tetor 2003 me një ndeshje miqësore ndërmjet Benficas dhe klubit uruguaian, Nacional, ky stadium e zëvendësoi stadiumin origjinal Estadio da Luz, i cili kishte 120.000 ulëse. Kapaciteti i ulëse është zvogëluar në 65.647, ndërsa aktualisht janë në dispozicion të tifozëve 64.642 ulëse.

HOK Sport Venue Event e ka bërë planin për këtë stadium futbolli, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 120 milionë euro.


(Foto: Patricia de Melo/EuroFootball/Getty Images/Guliver)

Është stadiumi më i madh në Portugali sa i përket kapacitetit dhe një prej më të mëdhenjve në Evropë, teksa bën pjesë në kategorinë e katërt të stadiumeve sipas standardeve të UEFA-s.

Estadio da Luz ka qenë nikoqir i disa prej ndeshjeve të Kampionatit Evropian të vitit 2004 duke përfshirë edhe finalen. Po ashtu, aty është zhvilluar finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2014 ndërmjet Real Madridi dhe Atletico Madridit, të cilën e fituan Los Blancos me rezultat 4-1.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Njëherësh, ky stadium do të jetë arena e finales së edicionit 2019/2020 të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet më 23 gusht. Po ashtu, është njëri prej dy stadiumeve portugeze ku do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Finalja e garës më të madhe evropiane fillimisht ishte caktuar të zhvillohej në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll të Turqisë më 30 maj, mirëpo për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe pezullimit të futbollit, UEFA u detyrua ta ndërronte vendin dhe datën.

Në vitin 2014 është votuar si stadiumi më i bukur në Evropë në një sondash të L’Equipe, ndërsa deri më tani ka mirëpritur afro 18 milionë tifozë. /Telegrafi/

(Foto: Patricia De Melo Moreira/EuroFootball/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori