LAJMI I FUNDIT:

Ish-Mbreti i Spanjës vendos të largohet prej vendit në kohën që po hetohet për korrupsion

Ish-Mbreti i Spanjës vendos të largohet prej vendit në kohën që po hetohet për korrupsion

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos do të largohet nga vendi, njoftoi pallati mbretëror, disa javë pasi ishte i lidhur me një hetim të dyshuar për korrupsion.

Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin në një letër përmes djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë, raporton BBC.


Ai tha se do të ishte në dispozicion të autoriteteve spanjolle nëse prokurorët do të kenë nevojë ta intervistonin.

Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës nisi një hetim rreth mundësisë së përfshirjes së ish-mbretit në një kontratë hekurudhore në Arabi Saudite, transmeton Telegrafi.

Gjykata Supreme e Spanjës ka konfirmuar se synon të dëshmojë lidhjen e Juan Carlosit me projektin saudit pas tërheqjes së tij në muajin qershor të vitit 2014. Në atë pikë, ai humbi imunitetin nga ndjekja penale.

Firmat spanjolle fituan një marrëveshje prej 6.7 miliardë eurosh për të ndërtuar një lidhje hekurudhore Meka-Medina.

Provat përfshijnë edhe bankat zvicerane. Zyrtarët spanjollë kundër korrupsionit dyshojnë se ish-mbreti mbajti disa fonde të padeklaruara në Zvicër gjersa ka filluar edhe një hetim zviceran.

Qeveria spanjolle ka thënë se “drejtësia është e barabartë për të gjithë” dhe askush të “mos ndërhyn” në hetime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori