LAJMI I FUNDIT:

Të punësuarit në PSP reagojnë pas fjalimit të presidentit Pendrovski

Të punësuarit në PSP reagojnë pas fjalimit të presidentit Pendrovski

Ish-punonjësit e Prokurorisë Speciale kërkojnë që të ketë falje publike nga Presidenti Stevo Pendarovski, vetëm një ditë pas fjalimit të tij në Pelincë, me rastin e Ilindenit. Duke folur për imperativin kryesor – shtetin e së drejtës, kreu i shtetit, në një konotacion negativ dhe si një shembull të keq e përmendi PSP-në. Por disa nga ish-punonjësit atje nuk pajtohen me presidentin se PSP-ja si institucion ka qenë pjesë e krimit të organizuar.

“Prokuroria nuk përbëhej vetëm nga një person, kështu që është jashtëzakonisht e pasaktë që të gjithë punonjësit të identifikohen me veprimet e një personi dhe puna e tyre të zhvlerësohet. Asnjë veprim i punonjësve në PSP tani e shuar nuk kontribuoi në shpërbërjen e institucionit, por ai u shua me një marrëveshje politike siç edhe u formua”, thonë ish-të punësuarit.

Ish të punësuarit kërkojnë Pendarovski të kërkojë falje sa më shpejtë të jetë e mundur. I porositën, nëse presidenti ka informata dhe prova se PSP është bërë pjesë e krimit të organizuar në vend, ato t’i dorëzojë në Prokurori. Përveç faljes, kërkojnë që Pendarovski ta tërheqë, siç thonë, deklaratën e turpshme e cila nuk ka guxuar të thuhet në foltore.


“Qytetarët tonë me të drejtë janë dëshpëruar kur shohin që Prokuroria që ishte simbol i të gjitha shpresave tona për pastrimin e kriminalitetit të organizuar u shkatërrua si pasojë e asaj që edhe vetë u bë pjesë e krimit të organizuar”- kishte thënë Presidenti Pendarovski.

PSP tashmë nuk ekziston. Një pjesë e të punësuarve u kthyen në institucionet amë. Të tjerët mbetën pa punë, ndërsa me rebalancin e buxhetit që u bë në muajin maj u ishin paguar rrogat e mbetura që nuk ishin paguar që kur Katica Janeva ishte arrestuar dhe më pas u dënua për rastin “Haraçi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori