LAJMI I FUNDIT:

Osmani priti përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta

Osmani priti përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti sot përfaqësuesit e “Handikos Prishtina” dhe të Shoqatës së të verbërve. Përfaqësuesit e këtyre organizatave e njoftuan znj. Osmani me sfidat me të cilat po ballafaqohen personat me nevoja të veçanta në Kosovë, e sidomos me problemin me mungesën e qasjes, si dhe me vështirësitë të cilat po i shoqërojnë ata gjatë kohës së pandemisë.

Sipas tyre, shqetësues është sidomos fakti që politikat për menaxhimin e pandemisë i kanë shpërfillur pothuajse tërësisht nevojat e personave me nevoja të veçanta.


“Mbështetur në të gjeturat e raportit ‘Standardet ndërkombëtare mbi çështjet e aftësisë së kufizuar: Ku qëndron Kosova?’, korniza ligjore aktuale për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë është vetëm 30% në përputhje me acquis communautaire”, tha Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”-it.

Osmani, ndërkaq, theksoi se është i domosdoshëm plotësimi i kornizës ligjore dhe se ky do të ishte vetëm hapi i parë drejt plotësimit të nevojave të këtij komuniteti, i cili duhet të pasohet me zbatim të plotë të legjislacionit dhe krijim të kushteve dhe infrastrukturës së duhur për realizimin e të drejtave bazë të këtij komuniteti.

“Mbështetja dhe iniciativa e Kuvendit për plotësim të legjislacionit në përputhje me ‘acquis communautaire’ nuk do të mungojë. Fakti që korniza jonë legjislative është vetëm 30% në përputhje me të, është dëshmi që ne kemi ende shumë punë për të bërë, prandaj është e nevojshmë të fillojmë të aplikojmë një qasje më proaktive si institucione”, tha Osmani

Më tej, ajo theksoi që pandemia na e ka dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka shëndeti i qytetarëve për mirëqenien e përgjithshme, andaj, politikat tona zhvillimore duhet të jenë të tilla që ta vënë shëndetin në rend të parë dhe që këto politika të përpilohen duke marrë për bazë mirëqënien e qytetarëve të të gjitha kategorive.

“Përfundimisht, politikëbërësit duhet ta kuptojnë që qytetarët me nevoja të veçanta nuk duhet të shihen si barrë, por si potencial për zhvillim, andaj ne duhet të mobilizohemi që t’ua krijojmë atyre kushtet e duhura që ata të japin kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në shoqëri”, tha Osmani.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që në të ardhmen ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin edhe ashtu të mirë të deritashëm, në mënyrë që të punojnë së bashku në përplotësimin e kornizës ligjore, me qëllim që ligjet e vendit të jenë reflektim i drejtpërdrejtë i nevojave të identifikuara nga personat me nevoja të veçanta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori