LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër hapen çerdhet private në Fushë Kosovë

Nga nesër hapen çerdhet private në Fushë Kosovë
Foto: Arkiv

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të hapen e çerdhet private.

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, njofton opinionin publik se çerdhet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, datë 04.08.2020 duke i respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19. Të gjitha çerdheve private u dëshirojmë punë të mbarë dhe prindërve e fëmijëve shëndet”, thuhet në njoftim.


Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në vendimin e fundit lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë të ditur se hapja e çerdheve do të bëhet në bazë të vlerësimit nga komunat përkatëse.

“Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në pikën 16 të vendimit të Qeverisë të marrë me 28 korrik 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori