LAJMI I FUNDIT:

Punëtoria me BERZH-n për Ankandin Publik për Energji të Ripërtëritshme, Kuçi: Duhet të bëhet një identifikim i shpejtë i bazës ligjore

Punëtoria me BERZH-n për Ankandin Publik për Energji të Ripërtëritshme, Kuçi: Duhet të bëhet një identifikim i shpejtë i bazës ligjore

Sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është mbajtur një punëtori virtuale me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pjesë e kësaj punëtorie ishte ministri Blerim Kuçi me ekipin e tij të këshilltarëve dhe Departamenti i Energjisë në MEA, i kryesuar nga udhëheqësi i këtij departamenti, Luan Morina.

Tema e punëtorisë mes MEA-së dhe BERZH-it ishte asistenca për Ankandin Publik për Energji të Ripërtëritshme.

Udhëheqësi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Neil Taylor ka vlerësuar se ky ankand është i rëndësishëm dhe ka treguar që ky proces do të jetë i suksesshëm, pas përvojës së njëjtë që kanë pasur në Shqipëri.


Taylor ka prezantuar edhe Andreas Gunst, ekspert i angazhuar për çështjen e Ankandit Publik për Energji të Ripërtëritshme.

Ministri Blerim Kuçi i falënderoi BERZH-in për këtë asistencë, teksa e konfirmoi angazhimin e tij për procesin e Ankandit Publik për Energji të Ripërtëritshme.

“Ky proces ka filluar nga ministrat paraprak dhe unë natyrisht që do ta vazhdojë. Për neve është shumë i rëndësishëm liberalizimi i tregut të energjisë dhe ne do të vazhdojmë me këto procedura. Ajo që neve na bën të ndihemi të sigurt, është përvoja e BERZH-it në një proces të njëjtë. Po e konfirmoj që do të bëjmë të gjitha punët për liberalizimin e tregut dhe tregun konkurrues për Energji dhe Ripërtëritshme”, ka thënë Kuçi.

Më tej, ministri Kuçi u ka bërë me dije BERZH-it dhe ekipit të konsulencës që duhet të bëhet një identifikim i shpejtë i bazës ligjore, pasi ndryshimet në bazë ligjore marrin kohë për ndryshim nëpërmes Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), thuhet në njoftim. /Telegrafi/​

Në trend Ekonomi

Më shumë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Ekonomi
Kalo në kategori