Në një kohë kur lufta ndaj konsumit të duhanit është bërë gjithmonë e më prezente, FDA ka vendosur të marrë një vendim historik. Për të parën herë, agjencia e njohur ka lejuar marketimin e një alternative elektronike të cigareve, që përdor duhan të vërtetë.
Vendimi konfirmon se IQOS është i ndryshëm nga cigaret dhe thekson faktin që jo të gjitha produktet me përmbajtje nikotine janë njëlloj.
Pas analizimit të studimeve shkencore të depozituara nga Philip Morris International, agjencia vendosi se në ndryshim nga cigaret e zakonshme, sistemi IQOS në mënyrë të ndjeshme redukton ekspozimin e trupit ndaj lëndëve të rrezikshme, në përputhje me interpretimin e ligjeve amerikane.
“Përmes aplikimit të proçesit të riskut të modifikuar të duhanit, FDA synon të sigurojë se informacioni i dërguar tek konsumatorët rreth ekspozimit të reduktuar nga përdorimi i një produkti duhani, është mbështetur në evidenca shkencore dhe të kuptueshme”, tha Mitch Zeller, drejtor për qendrën e produkteve të duhanit në FDA.
Sipas përfaqësuesve të PMI, të cilët kanë shpjeguar vendimin gjatë një konference, ky vendim konfirmon se IQOS ka ndryshime nga cigarja e zakonshme për sa i takon reduktimit të qënësishëm të ekspozimit të trupit ndaj lëndëve të dëmshme kimike dhe se ky informacion duhet të shkojë tek konsumatorët, që më pas do të bëjnë zgjedhjet e tyre. Vendimi konfirmon se IQOS është i ndryshëm nga cigaret dhe thekson faktin që jo të gjitha produketet me përmbajtje nikotine janë njëlloj.
Sot në SHBA gati 40 milionë të rritur pijnë cigare. Më e mira e mundshme do të ishte lënia e tij, por ka persona që nuk arrijnë dot në një hap të tillë.
IQOS prodhon nivele më të ulëta të lëndëve të dëmshme
FDA doli në konkluzionin se produkti që tashmë përdoret nga konsumatorët është i përshtatshëm për t’u marketuar dhe pritet të ketë efekte pozitive në shëndetin e popullatës. Ky përfundim vjen në të njëjtën linjë me rezultatet e mëparshme të studimeve të rregullta shkencore, përfshirë Gjermaninë, Britaninë dhe Hollandën, të cilët kanë dalë në përfundimin se IQOS prodhon nivele më të ulëta të lëndëve të dëmshme.
Ky proçes i vlerësimit nga FDA pohon se industria ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe tregtimin e produkteve që reduktojnë rrezikun krahasuar me duhanpirjen tradicionale. Kujtojmë se në disa nga vendet e Bashkimit Europian, përdorimi i IQOS është i lejuar edhe në ambjentet e brendshme. Në bazë të parimit të punës, IQOS ka ngrohjen e duhanit ndryshe nga cigarja klasike, që kryen djegien e tij. Ky proces i ngrohjes së duhanit redukton rrezikun dhe dëmin që ai shkakton në organizëm.
Sipas të dhënave të vërtetuara shkencërisht me pajisjen IQOS mundësohet një reduktim me 90% i këtyre lëndëve kimike të dëmshme për organizmin, çka ka bërë që aktualisht në të gjithë botën të jenë më shumë me miliona persona që përdorin pajisjen IQOS.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë