Oda e Afarizmit të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për uljen e normës së interesit, duke i dërguar shkresë Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
OAK thekson se ulja e normës së interesit në së paku 1.7% dhe presioni në bankat komerciale për uljen e interesit bankar, dhënien e kredive edhe për biznese të reja dhe rritja e dhënieve të kredive për biznese është nevojë emergjente e bizneseve, duke marrë parasysh mospërkrahjen e shtetit tani e pesë muaj për mbulimin e shpenzimeve operative duke përfshirë edhe pagat, tatimet, investimet etj.
Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që një nga propozimet e saj për pakon e rimëkëmbjes, është edhe ulja e normës së interesit në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi që të ulin kamatat e tyre.
“Duke pasur parasysh vështirësitë financiare të bizneseve gjatë kësaj situate dhe me paralajmërime të falimentimit të qindra bizneseve, OAK e konsideron që ulja e normës së interesit do të ishte një ndihmesë e madhe për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi që të operojnë”, thuhet në njoftim.
Në këtë shkresë Oda e Afarizmit të Kosovës shpreh shqetësimin që efektet e pandemisë priten të vihen re pas tejkalimit të saj sidomos në aspektin ekonomik. OAK e sheh të nevojshme ofrimin e shumë mekanizmave për përkrahje më të madhe të komunitetit të biznesit në mënyrë që të kenë mundësi për ruajtjen e stabilitetit dhe funksionimin ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe