Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me disa ministra të kabinetit të tij ka inspektuar punimet në rrugën Zhur-Dragash.
Kryeministri Hoti theksoi se është e nevojshme infrastruktura për krijimin e kushteve për banorët e kësaj ane, e po ashtu edhe për turizëm.
Hoti ka kërkuar që në afatin më optimal të përmbyllet ky projekt.
Kryeministri Hoti ka refuzuar sot të flasë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për masat për parandalimin e COVID-19, derisa ka thënë shkurt se sot ka vizitë nëpër biznese.
“Infrastrukturë e nevojshme dhe kushte të nevojshme që të zhvillohet më mirë turizmi dhe të lehtësohet jeta e qytetarëve. Dragashi ka edhe një diasporë të fuqishme të komuniteteve të ndryshme. Kërkoj prej ministrit që të angazhohet që në afat optimal të përmbyllet ky projekt”, tha Hoti.
Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë, derisa sa shtoi se me miratimin e buxhetit të rishikuar janë hapur mundësitë për punë shtesë në infrastrukturë edhe në komunën e Dragashit.
Abrashi po ashtu tha se disa rrugë në Kosovë kanë mbetur që të realizohen për shkak të shpronësimeve.
“Përkushtimi i Qeverisë për këtë rrugë nacionale që është e një rëndësie të veçantë, sepse lidh tërë regjionin, ofron kushte më të mira edhe për zhvillim për bujqësi, blegtori por edhe turizë. Ajo çfarë kemi bërë ne është se kemi krijuar një Task-Forcë në kuadër të Ministrisë e cila do të merret me zgjidhjen e problemeve sikurse kjo rrugë. Shumë rrugë nëpër Kosovë kanë mbetur peng i procedurave të shpronësimeve dhe ne synojmë që në një afat të përmbyllen dhe të punojmë edhe në pjesët tjera”, tha Abrashi.
Ndryshe, kryeministri gjatë ditës ka vizituar edhe disa biznese në Dragash. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur