LAJMI I FUNDIT:

Në “Black is King”, Beyonce sërish vishet nga stilistët shqiptarë Kujta & Meri

Në “Black is King”, Beyonce sërish vishet nga stilistët shqiptarë Kujta & Meri
Beyonce (Foto: YouTube)

Mbretëresha e muzikës pop, Beyonce, pak ditë më parë prezantoi filmin e saj “Black is King”.

Me këngë të fuqishme dhe performancë të mahnitshme në formën e një albumi vizual, krijuesja e hitit “Run the World (Girls)” bëri një rrëfim të veçantë, ku mes tjerash trajtoi historinë e njerëzve me ngjyrë dhe traditës afrikane.

Në projektin madhështor, ajo ka bashkuar forcat sërish me stilistët shqiptarë “Kujta & Meri” – teksa kjo nuk është hera e parë.


https://www.instagram.com/p/CDWLMeAlL8E/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Këta të fundit përmes një postimi të ndarë në Instagram treguan se si ishte kjo eksperiencë për ta.

Të gjitha lajmet nga Beyonce
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

“Aspak i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa veshjeve të filmit të shkurtër të Beyonces “Black is King”. Pamja e divës me “Kujta & Meri” ka qenë deri tani perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar me duart tona të palodhshme”.

“Beyonce ti do të jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tënd është dëshmia jonë më e madhe! I adhurojmë njerëzit si ty”, kanë shkruar ata.

Beyonce nuk ka bashkëpunuar vetëm me Kujtën dhe Merin, ajo më herët ka veshur edhe krijimet e Valdrin Sahitit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Magazina
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive

Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive

Magazina
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori