LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Zbatimi i plotë i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyç për në BE

Zakharieva: Zbatimi i plotë i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyç për në BE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, tha se zbatimi i plotë i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyç për përparimin drejt integrimit në BE.

“Ne besojmë në marrëdhënie të mira fqinjësore si vlerë fondamentale evropiane dhe në këtë kuptim zbatimi i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyçe për përparimin e mëtejshëm të vendit drejt integrimit në BE”, tha Zakharieva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë
Lexo po ashtu Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Ajo tha më e rëndësishmja është puna e komisionit të përbashkët dhe se Bullgaria pret nga komisioni që të vazhdojë me punë dhe së shpejti të realizojë përparim.


Kolegu i saj nga Maqedonia e Veriut, Nikolla Dimitrov gjithashtu shënoi trevjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Mik është ai që ta kupton të kaluarën tënde, beson në të ardhmen tënde dhe të pranon ashtu siç je. Pikërisht kjo urtësi, është zbatuar nga Maqedonia dhe Bullgaria, me durim dhe guxim, dhe do të na çojë përpara”, tha Dimitrov në ‘Facebook’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori