Borxhi i përgjithshëm i Kroacisë është rritur në nivele rekorde që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1995, ku atëbotë ishte në kuadër të shtetit të përbashkët të Jugosllavisë.
Sipas metodologjisë “ESA 2010”, borxhi shtetëror kroat arriti vlerën në 304.9 miliardë kuna (40.9 miliardë euro) në fund të prillit të këtij viti, sipas të dhënave të lëshuara nga Banka Kombëtare të Kroacisë, shkruan juartnjilist.
Kjo është 6.1 miliardë kuna (890 milionë euro) ose 2 për qind më shumë sesa në fund të marsit, ose 5.85 për qind më shumë sesa në prill të vitit të kaluar. Ky është niveli më i lartë i borxhit i qeverisë kroate.
Rritja e përgjithshme të borxhit është kryesisht për shkak të rritjes së borxhit të brendshëm, i cili arriti në 202.6 miliardë kuna (2.7 miliardë euro) në fund të muajit prill, që është 2.34 për qind më shumë sesa në mars dhe 8.9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Rritja e borxhit të qeverisë pritej në kushtet e pandemisë COVID-19, për shkak të mbylljes së veprimtarive ekonomike gjatë marsit, prillit dhe majit, pra rënies së të ardhurave buxhetore me rritjen e njëkohshme të shpenzimeve.
Buxheti i ribalancuar për këtë vit parashikon një deficit prej 25.3 miliardë kuna (3.4 miliardë euro) ose 7 për qind të GDP-së.
Ndryshe, në përputhje me trendet e tilla, pjesa e borxhit publik pritet të rritet edhe më shumë këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale