LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron qytetarët për Kurban Bajram: Lutem që ditë më të mira të vijnë për të gjithë

Veseli uron qytetarët për Kurban Bajram: Lutem që ditë më të mira të vijnë për të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Veseli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për shkak të pandemisë sot qytetarët nuk do mund të shkojnë tek njëri-tjetri për urim.

Por siç tha ai, sot shumë qytetarë janë duke përjetuar dhimbje pasi kanë humbur më të dashurit e tyre në betejë me COVID-19.

“Shumë nga ne, sot nuk do të mund t’i urojmë nga afër prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë. Dhe as besimtarët nuk do të mund të falen në xhami. Është kohë tjetër kjo, kur jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin. Të tjerë, sot kanë dhimbje shumë të mëdha, sepse kanë humbur më të dashurit e tyre në betejë me COVID-19. Le të shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje. Gëzuar Festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë dhe që secili të ketë paqe e begati”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Lajme
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Kalo në kategori