LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private pavarësisht problemeve të shumta thonë se janë të gatshëm të hapin çerdhet nga e hëna

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private pavarësisht problemeve të shumta thonë se janë të gatshëm të hapin çerdhet nga e hëna
Foto: Arkiv

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private përmes një komunikate për medie ka reaguar duke thënë se pavarësisht vështirësive të mëdha në të cilat kanë hasur gjatë periudhës së pandemisë, janë të gatshëm të hapin çerdhet.

AIPP thotë se pagesat e korrikut nuk mund t’i mbulojnë as qiratë e le më t’i mbulojnë shpenzimet e furnizimeve apo pagesat e vazhdueshme të shërbimeve, e megjithatë ata do të rifillojnë punën.

“Edhe pse me gjithë këto humbje kopshtet private vazhduan punën dhe me 13 korrik ndodh mbyllja e dytë pa asnjë analizë e as arsye të qëndrueshme. Tani kanë mbet të gjitha edukatoret pa punë. Pagesat e korrikut nuk i mbulojnë as qiratë e le më pagat e shpenzimet e furnizimeve apo pagesave të vazhdueshme të shërbimeve. Prapë kërkohet rifreskim me përgatitjet e rihapjes për muajin Gusht dhe akoma institucionet shtetërore nuk e shohin të arsyeshme që të mbështesin financiarisht kopshtet e as edukatoret tona. Edhe më i keq është fakti se ministria i mbylli pa asnjë arsye e tani e hodhi vendimmarrjen tek komunat ani pse kopshtet private janë nën ombrellën e MASHT-it duke qenë të rrezikuar se ekziston mundësia që prapë të mbyllen arbitrarisht. Në situatë të tillë rrezikojmë që përfundimisht mos të hapen më kurrë çerdhet private dhe pastaj prindërve duhet të ju bëjnë zgjedhje institucionet komunale e shtetërore. Pavarësisht, NE JEMI GATI TE RIFILLOJMË te hënën me 03/08.2020”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


Njoftimi i plotë:

Drejtuar institucioneve dhe prindërve

Të nderuar/a,

Si e gjithë Kosova në përgjithësi edhe kopshtet/çerdhet private në veçanti po kalojnë në një periudhë të rëndë fillimisht të shkaktuar nga Covid19 e poashtu edhe nga menaxhimi i mbyllje/hapje të kopshteve dhe çasja nga ana e institucioneve shtetrore.

Duke pasur parasysh se fëmijët MË SË PAKU JANË BARTËS të coronavirusit dhe që në fillim të pandemisë nuk do duhej të mbyllen kopshtet/çerdhet.

Me mbylljen e parë me 13 mars është shkaktuar dëm psikosocial dhe emocional tek fëmijët, shto këtu edhe dëmin dhe problemet oganizative të prindërve duke mos pasur ku ti sistemojnë fëmijët deri në humbjen e vendit të punës.

Pagat e edukatoreve u paguan 100% per muajin mars ndërsa qeveria ua kaloi ne llogari vetëm një herë 170€ për gjithë këtë periudhë.

Qiratë ishin të paguara për muajin mars e poashtu në shumë kopshte pronarët kërkuan pagesën e gjysmës së qirasë meqë qeveria nuk ua kompenzoi 50%-shin.

Produktet ushqimore të furnizuara paraprakisht, shumica prej tyre skaduan dhe u hodhên në mbeturina.

Pagesat e shërbimeve të kontraktuara(ipko, sigurime të objekteve, PASTRIMI/MBETURINAT, KUR, KEDS,etj) janë paguar retroaktivisht edhe për muajt prill e maj.

Interesat bankare të kredive dhe llogarive nuk janë ndalur dhe janë paguar çdo muaj.

Hapja e kopshteve me 1 qershor ndodhi nën panikun medial dhe rrjedhimisht prindërit hezituan ti sjellin fëmijët në kopshte e numri i tyre nuk e kaloi masën 30%.

Përgatitjet për rihapje(dezinfektime, furnizime me maska, doreza, termometra dixhital, dezinfektues duarsh në çdo cep, etj.) kishin kosto të lartë për menaxhmentin e kopshteve private.

Edukatoret nuk u larguan nga puna dhe u paguan komplet për muajin Qershor.

Shumica e prindërve kompensuan pagesën e mbetur nga muaji Mars.

Edhepse me gjithë këto humbje kopshtet private vazhduan punën dhe me 13 korrik ndodh mbyllja e dytë pa asnjë analizë e as arsye të qëndrueshme.

Tani kanë mbetë të gjitha edukatoret pa punë.

Pagesat e korrikut nuk i mbulojnë as qiratë e le më pagat e shpenzimet e furnizimeve apo pagesavet e vazhdueshme të shërbimeve.

Prapë kërkohet rifreskim me përgatitjet e rihapjes për muajin Gusht dhe akoma institucionet shtetërore nuk e shohin të arsyeshme që të mbështesin financiarisht kopshtet e as edukatoret tona.

Edhe më i keq është fakti se ministria i mbylli pa asnjë arsye e tani e hodhi vendimmarrjen tek komunat ani pse kopshtet private janë nën ombrellën e MASHT-it duke qenë të rrezikuar se ekziston mundësia që prapë të mbyllen arbitrarisht.

Në situatë të tillë rrezikojmë që përfundimisht mos të hapen më kurrë çerdhet private dhe pastaj prindërve duhet të ju bëjnë zgjedhje institucionet komunale e shtetërore.

Pavarësisht, NE JEMI GATI TE RIFILLOJMË te hënën me 03/08.2020

Nga,

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori