Me Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, “një femër e moshës madhore mund të vendosë vet mbi ndërprerjen e shtatzënisë deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënësisë, kurse çdo ndërprerje e shtatzënisë pas javës së 10 është në kundërshtim me Ligjin e Shëndetësisë dhe duhet të bëhet me komision shëndetësor profesional”.
Aborti sipas të njëjtit Ligj, lejohet edhe pas javës së 10, madje në çdo periudhë të shtatzënisë, për arsye mjekësore.
Kurse, “për arsye kriminologjike një femër ka të drejtë ta ndërpresë shtatzëninë gjerë në javën e 22-të”.
E, megjithëse Kosova është zyrtarisht një vend laik, shpesh për shprehje të mendimit dhe vendime të ndryshme, kosovarët thirren në qëndrimet e fesë.
Qëndrimi i Kishës Katolike, për dallim nga feja Islame është shumë më strikt në lidhje me abortin.
Madje, derisa te myslimanët lejohet aborti në një fazë të caktuar edhe për planifikim familjar, Kisha Katolike për asnjë moment nuk e pranon abortin.
Don Fatmir Koliqi, famullitar në Kishën Katolike ka thënë se nuk ka asnjë formë kur Kisha Katolike e aprovon abortin.
“Për Kishën Katolike, jeta e njeriut është vlera më e madhe dhe asnjë vlerë tjetër nuk mund të mbipeshon mbi të, kështu që çdo akt që do të ishte kundër kësaj vlerë për Kishën Katolikë është e papranueshme, është një akt kundër jetës, si i tillë është akt moral i rëndë, e si i tillë konsiderohet i papranueshëm për Kishën Katolike. Aborti pa marrë parasysh çfarë është dhe cilat janë shkaqet e tij, është një akt kundër, jetës, dhe çdo akt kundër jetës është i papranueshëm për Kishën”, tha Koliqi.
Kurse, profesori i Jurisprudencës Islame, Driton Arifi ka thënë se feja islame është tolerante ndaj aborteve deri në 40 ditëshin e shtatzënisë, ndërkaq konsiderohet mëkat aborti pasi foshnja të bëhet 120 ditë.
“Në qoftë se aborti ndodh kur ka 40 ditë që nga ngjizja e tij në mitrën e nënës, atëherë qëndrimi islam rreth këtij aborti në këtë fazë, është një qëndrim paksa më tolerant. Çfarë qëndrimi ka islami rreth atakimit të embrionit, shumica dërrmuese thonë se në këtë fazë, edhe nëse bëhet abortimi i këtij embrioni është i lejuar por jo i preferuar. Prej 40 deri në moshën 120 ditore, është e ndaluar, në nocionet tona thuhet që është “haram”, çfarë do ataku ndaj embrionit në këtë fazë dhe do të tolerohej vetëm për arsye të justifikueshme. Foshnja kur bën 120 ditë jetë në mitrën e nënës tashmë është koha kur Zoti i falë jetë, dhe meqenëse i është dhënë jeta, pastaj çdo lloj atakimi, çdo lloj përpjekje për ta ndërprerë, nuk është vetëm e ndaluar por është edhe krim, vrasje. Nëse konstatohet se rrezikohet jeta e nënës, atëherë kur konstatohet nga ekipi i mjekëve se nëna është në rrezik, atëherë ne mund ta japim dritën e gjelbër për të ndërhy dhe për ta bërë abortimin e atij fetusi tashmë që quhet në gjuhën shkencore medicinale”, tha Arifi. /Telegrafi/
Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj