LAJMI I FUNDIT:

Albumi i Dua Lipës është dëgjuar mbi dy miliardë herë vetëm brenda katër muajve

Albumi i Dua Lipës është dëgjuar mbi dy miliardë herë vetëm brenda katër muajve
Foto: Dua Lipa/Instagram

Megjithëse ra një pandemi globale dhe anuloi çdo koncert e shfaqje, sukseset nuk munguan për Dua Lipën.

Artistja shqiptare me renome botërore, publikoi albumin “Future Nostalgia” në mars të këtij viti dhe shumë shpejt u ngjit në majat e top listave ndërkombëtare.


Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ajo është artistja e parë femër, albumi i së cilës ka kryesuar tabelën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë rresht.

Tani pas disa muajsh promovimi, albumi “Future Nostalgia” ka arritur të dëgjohet mbi dy miliardë herë në të gjitha platformat e muzikës: Spotify, YouTube, Apple Music etj.

E lumtur për sukses, Lipa ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të koopertinës së albumit, në mbishkrimin e së cilës tregonte për lumturinë që ndjen me shënimin e këtij suksesi.

“Mbi dy miliardë dëgjime për ‘Future Nostalgia’! Në vetëm katër muaj dhe albumi është duke e bërë këtë! Jam shumë krenare për këtë regjistrim – faleminderit djema … me të vërtetë nuk kam asnjë fjalë për të shpjeguar se si ndihem dhe pëllëmbët e mija janë aq të djersitura thjesht duke e shkruar këtë! Pra, para se telefoni im të rrëshqasë nga duart, ju faleminderit!”, ka shkruar Dua në Instagram.

“Future Nostalgia” është një album me një numër të madh hitesh si: “Don’t start now”, “Physical”, “Break my heart” etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Magazina
Kalo në kategori