LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron 30-vjetorin e krijimit të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, thotë se do të kenë bashkëpunime me ta në të ardhmen

Kurti uron 30-vjetorin e krijimit të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, thotë se do të kenë bashkëpunime me ta në të ardhmen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi ka uruar veprimtarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljaninin në 30-vjetorin e krijimit të partisë së tij.

Kurti ka thënë se kanë pasur një bashkëpunim me veprimtarët e PADS dhe se do të kenë edhe në të ardhmen bashkëpunime të tilla.

“Me Sulejman Ugljaninin e me shumë përfaqësues të tjerë nga PADS kemi patur bashkëpunim në të shkuarën e do të kemi edhe më shumë në të ardhmen. Andaj shfrytëzoj rastin për t’ua uruar tridhjetë vjetorin e krijimit të PADS”, shkruan Kurti.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se veprimtaria e kësaj partie “në mbrojtje të interesave të popullit të Sanxhakut, shqiptarëve e boshnjakëve të atjeshëm, për tre dekada me radhë ka qenë konsistente”.

“Më 29 korrik të vitit 1990, një grup veprimtarësh nga Sanxhaku, krijuan Partinë e Aksionit Demokratik të Sanxhakut, fillimisht si degë e subjektit SDA që drejtohej nga ish Presidenti Alija Izetbegoviq. Veprimtaria e PADS në mbrojtje të interesave të popullit të Sanxhakut, shqiptarëve e boshnjakëve të atjeshëm, për tre dekada me radhë ka qenë konsistente. Edhe veprimtari kryesor i kësaj partie, Sulejman Ugljanini, i cili është shkolluar në Kosovë, flet shqipen e boshnjakishten dhe përfaqëson takimin e këtyre dy kulturave në atë krahinë, e cila jo më larg se shtatë dekada më parë ka patur shumicë shqiptare. Në vitin 1991, PADS organizoi referendum për autonomi të Sanxhakut, ku morën pjesë mbi 70% e qytetarëve dhe votuan PËR. Ai referendum nuk u njoh nga Serbia, mirëpo beteja politike kundër diskriminimit dhe për autonominë vazhdon”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori