Anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e pandemisë po kërkojnë dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë. Deri më 15 gusht, ky komision në mbledhje do të ftojë në raportim ish-sekretarin, stafin përgjegjës dhe ministrin e Shëndetësisë.
Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se do të ishte mirë, që të kenë të ftuar së paku 3-4 zyrtarë. Ndër të tjera, ajo tha se janë të rëndësishme edhe dokumentacionet.
“Ne duhet të kemi këto materiale, shpresoj që më së largu deri ditën e hënë, nëse ka mundësi të sigurohet lista dhe gjegjësisht materiale të skenuara deri ditën e hënë, javën e ardhshme…Dhe pastaj dakordohemi të mërkurën e bëjmë listën e dëshmitarëve të parë. ”, ka thënë Kusari-Lila.
Edhe anëtari i këtij komisioni, Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së, e ka vlerësuar si të rëndësishme shqyrtimin e vendimeve që janë marrë gjatë kësaj kohe nga ministria e Shëndetësisë. E që sipas tij është e rëndësishme edhe deklarata e prindit të të riut, Agon Musliu, i cili vdiq gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve.
“Nuk pajtohem që prej listës së dëshmitarëve është hjekur babai i Agon Musliut, sepse ky komision ka filluar me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu në karantinë. Unë konsideroj që deklarata përpara komisionit e prindërit të tij rreth rastit të Agon Musliut është e rëndësishme për këtë komision parlamentar… Disa prej dokumenteve që neve na duhen ne mundemi tani me i kërkua”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka propozuar që të kërkohen lista e qytetarëve që kanë hyrë në Kosovë nga koha kur janë bllokuar kufijtë deri në hapjen e tyre, dhe dokumentacione të tjera të prokurimit që janë kryer gjatë kohës së pandemisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian