LAJMI I FUNDIT:

Ministrja nga AAK-ja kundër propozimit të Qeverisë për izolim të qytetarëve që vijnë nga Shqipëria

Ministrja nga AAK-ja kundër propozimit të Qeverisë për izolim të qytetarëve që vijnë nga Shqipëria
Ministrja e re e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj propozimit për shtim të masave nga Qeveria për qytetarët e Kosovës të cilët vijnë nga Shqipëria, që të kenë me vete testin negativ ndaj virusit COVID-19.

Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se propozimi për kërkimin e kryerjes së testit për hyrje nga kufiri me Shqipërinë është absurd.

Sipas saj, një numër i madh i qytetarëve veçse janë në Shqipëri dhe në mungesë të testeve siç ka thënë ajo është absurde të vetë izolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.


“Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku. Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetë izolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë. Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellë vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi”, ka thënë ajo.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët.

“Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë”, ka thënë ministrja e MPJ-së, Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori