LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kundërshton propozimin për kthim të Rusisë në G7

Gjermania kundërshton propozimin për kthim të Rusisë në G7

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kundërshtuar kthimin e Rusisë në Grupin e Shtatë Shteteve më të Industrializuara (G7), pas presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur mundësinë e kthimit të Moskës në grupin e fuqive ekonomike.

“Arsyeja e dëbimit të Rusisë ka qenë aneksimi i Krimesë dhe intervenimi në lindje të Ukrainës”, ka thënë Maas në një intervistë që pritet të publikohet të hënën në dy gazeta gjermane, Rheinische Post dhe Bonner General-Anzeiger.

“Prandaj, për aq kohë sa nuk kemi zgjidhje atje, unë nuk shoh mundësi”, të ribashkimit të Rusisë në G7, ka thënë Maas.


Trump ka sugjeruar kthimin e Rusisë në G7 në muajin maj, kur ka bërë të ditura planet për shtyrje të datës së organizimit të këtij samiti në muajin shtator, për shkak të pandemisë me coronavirus.

Ai ka thënë se do të dëshironte të rriste listën e të ftuarve në këtë organizim, duke përfshirë në të Australinë, Rusinë, Korenë Jugore dhe Indinë.

Rusia ka qenë pjesë e këtij grupi, mirëpo është dëbuar pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014.
Maas ka thënë se marrëdhëniet me Rusinë tani janë vështirësuar “në shumë aspekte”.

“Vetë Rusia mund të kontribuojë më së shumti në hapjen e dyerve”, ka thënë Maas, kur është pyetur për kthimin e Moskës në grupin elitar.

Grupi i Shtatë Shteteve më të Industrializuara përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Japonia, Franca, Britania dhe Italia. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori