LAJMI I FUNDIT:

Turqia do të sigurojë 300 euro ndihmë për nënat që punojnë

Turqia do të sigurojë 300 euro ndihmë për nënat që punojnë

Turqia do të sigurojë 300 euro mbështetje për nënat me fëmijë të vegjël të cilat punojnë, ka thënë ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk.

Sipas Daily Sabah, përcjell Telegrafi, duke filluar në vitin 2019, projekti i mbështetur nga Bashkimi Evropian i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (SGK) u lansua në Stamboll dhe Izmir, me qëllim të ndihmës së nënave që punojnë dhe zhvillojnë karrierë.

Ministrja ka thënë që shuma do të rritet në 325 euro (rreth 2.594 lira turke) në vitin 2021 dhe në 350 euro në vitin 2022.


Selçuk vuri në dukje se nënat që janë të punësuara ligjërisht, kanë sigurime dhe kanë fëmijë 0-24 muaj, mund të përfitojnë nga projekti, duke shtuar se aplikimet mund të bëhen në internet.

Kushtet për të përfituar nga granti janë që nëna dhe kujdestari i fëmijës duhet të banojnë në të njëjtin qytet dhe të jenë qytetarë turq.

Nëna që aplikon duhet të jetë e punësuar legalisht dhe të regjistrohet në institucionin përgjegjës, edhe nëse është vetëm një ditë para se të aplikojë për grant.

Kujdestari i fëmijës duhet të ketë të paktën një shkollim fillor. Gjithashtu, nuk mund të ketë ndonjë marrëdhënie midis nënës dhe kujdestarit dhe nëna nuk mund të deklarohet si kujdestari i një fëmije tjetër në fushën e projektit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori