LAJMI I FUNDIT:

Kanakarët shtëpiakë vështirë i përballojnë temperaturat e larta

Kanakarët shtëpiakë vështirë i përballojnë temperaturat e larta

Janë disa simptoma sipas të cilave do të vëreni menjëherë që qeni juaj është dehidruar apo ka vapë të madhe

Fondacioni amerikan Canine Health Foundation zbulon që shenjat e para janë goja e thatë, mishi i dhëmbëve, hunda dhe sytë.

Edhe një truk me të cilin mundeni të verifikoni është tërheqja e lëkurës së tij në pjesën e pasme të qafës. Sa më gjatë që i duhet lëkurës të kthehet në pozitën fillestare, aq më e sigurt që kanakari juaj është dehidratuar, transmeton Telegrafi.


Qenve u nevojitet më shumë kohë për t’u freskuar, mirëpo nëse marrin frymë më fort se zakonisht me siguri ka vapë të madhe dhe me atë metodë përpiqet që të freskohet, sepse nuk mund të mbështetet në djersitje, siç është rasti te njerëzit.

Pos frymëmarrjes së thellë, dezorinetimi mund të jetë edhe një shenjë që patjetër duhet t’i ndihmoni.

Pas një kohe të gjatë mund të shfaqen simptoma më të rënda, siç janë: ngërçet, mishi i dhëmbëve më i kuq apo më i kaltër, diarre dhe vjellje.

Shumica e pronarëve vendosin për qethje ekstreme të qenit për t’ia zvogëluar mundimet, mirëpo udhëheqësi i shërbimit për stërvitje të qenve Carl Peterson, rekomandon që më parë të këshilloheni me veterinarin, sepse disa racave qimet verës i ofrojnë izolim.

Qimet e gjata mund të pengojnë djegien nga rrezet e diellit, andaj shkurtimi i qimeve nuk është gjithmonë opsioni më i mirë.

Ditët e gjata dhe të nxehta të verës mikut tuaj më të mirë mund t’ia bëni më të lehta duke nxjerrë në shëtitje herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje kur temperaturat bien, mirëpo, nëse jeni të detyruar të ecni në diell, përmbajuni hijeve. Siguroni ujë të mjaftueshëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

A e dini se...
Kalo në kategori