Edhe në kohë të vështira si kjo e pandemisë, artisti duhet të tregojë rezistencë e të mos bjerë në fatalitet. Parashuta e shpëtimit nga trysnia e izolimit, nga vakumi, për Sislej Xhafën është kreativiteti të cilin nuk e shikon të shkëputur nga esenca e ekzistencës, marrëdhëniet njerëzore dhe dashuria. Rikthimi nga Nju-Jorku në Kosovë, për artistin me famë ndërkombëtare nuk do të ishte i plotë pa u ndalur në Shqipëri.
“Unë kam ardhur nga Nju-Jorku prej dy javësh. Kam ardhur në Kosovë për shkak të prindërve. Ne gjithmonë kemi jetuar me maska. Por, tashmë maskat janë fakt. Pandemia, izolomi kanë krijuar një tragjedi globale, të pamohueshëm, por kanë krijuar”, shprehet Sislej Xhafa.
Ndërsa tregon veten në ditë pandemie, ai nuk qëndron indiferent as ndaj situatave politike në Shqipëri, e veçmas në Kosovë. Artisti rrëfen nevojën për ndryshim, e qasje dashamirëse ndaj të resë përballë një klase të sprovuar.
“Individëve të rinj nuk ju ofrohet hapësirë; nuk kanë një dritare, që të kenë ajër të freskët”, shprehet ai, duke kritikuar qëndrimin e ftohtë të Evropës, që lë të vetmuara, e të mbyllura shtete në zhvillim si Shqipëria e Kosova, që në këtë situatë të jashtëzakonshme kanë nevojë për të ndjerë solidarizimin. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit