LAJMI I FUNDIT:

Demonstrata nga grupe të armatosura në SHBA, protestuesit kërkojnë drejtësi për Breonna Taylor

Demonstrata nga grupe të armatosura në SHBA, protestuesit kërkojnë drejtësi për Breonna Taylor

Qyteti i Louisville është bërë bazë e demonstratave të shtunën pasi grupe të armatosura si dhe protestues të kauzës “Black Lives Matter” dolën për të protestuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi NFAC në SHBA, njoftoi gjatë javës se ekipi do të vinte në Louisville për të kërkuar drejtësi për Breonna Taylor, një grua 26 vjeçare me ngjyrë e cila u qëllua për vdekje nga policia.

Në përgjigje të këtij njoftimi, grupi i ekstremit të djathtë “Three Percenters” njoftoi gjithashtu se do të merrte pjesë në protestën e Louisville.


Të dy grupet e përmbushën premtimin e tyre kur qindra njerëz nisën protestën të shtunën, derisa policia e Louisville u mobilizua për rebelimin. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/wave3news/videos/612237272738382