Ish ushtarja e UÇK-së, Shkëndije Hoda në emisionin “Personale”, ka rrëfyer për përjetimet e grave të dhunuara gjatë luftës, ku tha se ka shumë gra të cilat ende nuk iu kanë rrëfyer bashkëshortëve të tyre për atë që kanë përjetuar.
Hoda tha se është e bindur se në Kosovë janë më shumë se 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ndërsa theksoi se vetëm në rajonin e Gjakovës, ajo vet i ka identifikuar 187 raste të dhunimit.
“Ka gra që nuk i kanë rrëfyer burrave të vet, ka prej tyre që burrat i janë ndarë, ndërsa ka edhe raste në Gjakovë kur familja më nuk i ka pranuar, i ka larguar. Problemi i grave që nuk ju kanë rrëfyer burrit atë që ka ndodh tash ato kur t’i marrin pensionin. 187 raste janë që i kam identifikuar vetëm unë kur kam qenë në uniformë. Vetëm në komunën e Gjakovës ka me mijëra, flitet që janë mbi 20 mijë, por unë mendoj se janë më shumë”, tha Hoda.
E pyetur për ndonjë rast më të rëndë, sa i përket rasteve të grave të dhunuara gjatë luftës, ajo rrëfeu shkurt një rast të tmerrshëm ku ende një familje kosovare vuan për atë që ka ndodhur më shumë se 20 vite më parë.
“E kemi një rast që nuk po mundemi me bind familjen me u pajtu. E kemi një rast që pasi e kanë dhunu, e kanë detyruar edhe vëllain me dhunu motrën. Ai është rast shumë i rëndë. Sa herë që vjen vëllai nga jashtë, motra shkon në pushim diku. Ata nuk mund të takohen asnjëherë se nuk mund të shihen në sy”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City