LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi për dyfish ka ulur numrin e udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Coronavirusi për dyfish ka ulur numrin e udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Në bazë vjetore, në komunikacionin vendor dhe ndërkombëtar, numri i udhëtarëve nëpër aeroporte pritet të jetë më i ulët për 50.4 përqind në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019, tha drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Tomisllav Tuntev.

Ai theksoi se ndikimi i pandemisë së coronavirusit në transportin ajror global është i pashembullt në historinë e tij 100-vjeçare të zhvillimit. Komunikacioni ajror tregtar i udhëtarëve është më i prekur direkt nga kriza globale e shëndetit. Aeroportet në të gjithë botën kanë rënie prej 28.4 përqind të numrit të mbërritjeve dhe nisjeve për tremujorin e parë të këtij viti, që është e barabartë me një ulje prej 612 milion udhëtar në vlerë absolute.


Tuntev citon vlerësime nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) se deri në fund të vitit, ndikimi i Covid-19 në komunikacionin e planifikuar ndërkombëtar ajror mund të ulet deri në 63 përqind të kapacitetit të ulëseve të avionëve, që do të thotë 1.5 miliardë më pak udhëtarë në nivel global. Linjat ajrore po përballen me një humbje të mundshme të të ardhurave totale prej rreth 314 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa aeroportet rreth 100 miliardë dollarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori