LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zemaj vizitoi Klinikën e Kirurgjisë Torakale

Ministri Zemaj vizitoi Klinikën e Kirurgjisë Torakale

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha se bashkë me profesionistët shëndetësor po angazhohet për kthimin e të gjitha shërbime shëndetësore për pacientë edhe në kohën e pandemisë së Covid-19.

“Personeli ynë është përballlur me vështirësi dhe me infeksion, është dashur të reduktojmë stafin në nivele të ndryshme, por mendojmë tani të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet, do të analizojmë situatën dhe krahas ofrimit të shërbimeve për pacientët Covid-19, do të ofrojmë edhe shërbime tjera” theksoi ai.

Ndër të tjerash, Ministri Zemaj, deklaroi se kjo klinikë ka specifikat e veta, ndërsa ai dhe Ministria e Shëndetësisë është në shërbim të fuqizimit të klinikave, stafit dhe profesionistëve shëndetësor, me qëllim që qytetarëve tu ofrohen shërbimet më të mira shëndetësore.


Valbon Krasniqi, Ud. drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, tha se “edhe pse qytetarët janë të njohur se po përballemi me Pandeminë e Covid-19, ne si SHSKUK kemi obligim të merremi me trajtimin edhe të sëmundjeve tjera”.

“Pacientët që kanë nevojë për shërbime kirurgjike akute po po i marrin këto shërbime meqë po funksionojnë, pa marrë parasysh ashpërsinë e pandemisë së Covid-19, shërbimet emergjente do të vazhdojnë të marin të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime emergjente”, përfundoi ai.

Në anën tjetër, Saudin Maliqi, drejtor i Klinikë së Kirurgjisë Torakale në QKUK, dha sqarime në në lidhje shërbimet që kryhen në këtë klinikë.

“Jemi në gatishmëri të plotë me një staf të përgatitur të ngritur me një trajnim të bërë nga jashtë vendi, jemi këtu që tu përgjigjemi nevoja kirurgjike për pacientë. Kemi bërë një plan operativ që përkundër gjendjes Covid-19, situatës së ngarkuar të marrim masat që të bëjmë programet operatore në mënyrë që asnjë nga të sëmurët të mos mbeten keq në ditët në vazhdim”

Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK është e vetmja në Kosovë që ofron shërbime shëndetësore të niveli tretësor, duke përfshirë trajtimin e kancerit të gjirit, traumës së kraharorit dhe të gjitha sëmundjeve malinje të kraharorit duke mos përjashtuar edhe sëmundjet tjera të kraharorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Kalo në kategori