LAJMI I FUNDIT:

FSSHK reagon ndaj Qeverisë, pralajmërojnë veprime sindikale në rast se nuk u paguhet shtesa prej 300 eurove

FSSHK reagon ndaj Qeverisë, pralajmërojnë veprime sindikale në rast se nuk u paguhet shtesa prej 300 eurove

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të sotëm në mbledhjen e Qeverisë, ku u hoq nga rendi i ditës pika ku ishte paraparë marrja e vendimit për ndarjen e 300 eurove për personelin shëndetësorë që po përballet me COVID-19.

Përmes një reagimi, FSSHK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që shtesa prej 300 eurove të paguhet për muajt maj dhe qershor e jo për muajt korrik e gusht.

Po ashtu FSSHK ka bërë të ditur se që tre ditë kanë kërkuar takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, por që sipas tyre ende nuk është realizuar ky takim.


“FSSHK paralajmëron veprime sindikale gjë për të cilën është dakorduar me të gjithë profesionistët shëndetësor.
Në fund, apelojmë tek deputetët e Parlamentit të Kosovës pozitë dhe opozitë që ti thirrin ndërgjegjës që rishikimin e buxhetit të aprovohet me kërkesat e profesionistëve shëndetësor”, thuhet në reagimin e e FSSHK-së.

Qeveria e Kosovës heq nga rendi i ditës vendimin e ndarjeve prej 300 euro për personelin shëndetësor
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës heq nga rendi i ditës vendimin e ndarjeve prej 300 euro për personelin shëndetësor

Reagimi i plotë:

TURP-i i rradhës nga ana e politikbërësve ndaj punëtorëve shëndetësor.

Kësaj rradhe Qeveria Hoti në vend se të na ndihmoj në këtë luftë e cila e kapluar popullatën tonë,merr vendime skandaloze dhe provokative.

FSSHK në koordinim të plotë me të gjitha ODAT e profesionistëve shëndetësor reagon ashpër dhe kërkon si në vijim:

1. Që shtesa mujore prej 300.00 euro për personelin shëndetësor të paguhet për muajt MAJ dhe QERSHOR e jo për muajt KORRIK e GUSHT;

2. Që të miratohet me rishikim të buxhetit shtesa mbi pagë konform vlerave të koficientëve që kanë qenë të përfshira në katalogun e Ligjit të shfuqizuar për pagat në sektorin publik deri në aprovimin e Ligjit të ri për pagat në sektorin publik(me disa ndryshime).

E njoftojmë opinionin e gjerë se FSSHK së bashku me ODAT e profesionistëve shëndetësor ka 3(tre) ditë që ka kërkuar takim me Kryetaren e Parlamentit të Kosovës znj. Vjosa Osmani në lidhje me kërkesat të cilat do të duhet të miratohen nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, por ky takim deri më tani nuk është zhvilluar.

Duke qenë të vetëdijshëm se jemi në kohë Pandemie ku të gjithë punëtorët shëndetësor janë të stërlodhur(po ju rikujtojmë se janë të vetmit që nuk kanë pushuar nga muaji MARS) e tashmë edhe të ofenduar nga Qeveritarët, vendimet e sotme janë më se demotivuese.

FSSHK paralajmëron veprime sindikale gjë për të cilën është dakorduar me të gjithë profesionistët shëndetësor.

Në fund, apelojmë tek deputetët e Parlamentit të Kosovës pozitë dhe opozitë që ti thirrin ndërgjegjës që rishikimin e buxhetit të aprovohet me kërkesat e profesionistëve shëndetësor.

Me këto veprime Qeveria Hoti në mënyrë të sigurt po e qon shëndetësinë publike drejt kollapsit, gjë për të cilën nuk marrin përgjegjësi punëtorët shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori