LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës heq nga rendi i ditës vendimin e ndarjeve prej 300 euro për personelin shëndetësor

Qeveria e Kosovës heq nga rendi i ditës vendimin e ndarjeve prej 300 euro për personelin shëndetësor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka hequr nga rendi i ditës pikën për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020, të cilët janë të ekspozuar ndaj virusit COVID-19.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se, është tepër vonë që të merren këto shtesa, përcjell Telegrafi.


Ajo shtoi se muajin tjetër, këto shtesa do të merren në mënyrë retroaktive.

“Kërkoj mirëkuptimin e juaj, kërkojmë që ta tërheqim nga rendi i ditës që kanë të bëjnë për shtesat që kanë të bëjnë për 300 euro për stafin e shëndetësisë. Na nevojiten konsultime shtesë me Ministrinë e Shëndetësisë. Edhe ashtu këtë muaj është vonë që të merren këto shtesa, por ne zotohemi muajin tjetër shtesat të paguhen retroaktivisht”, tha Bajrami.

Po ashtu, Qeveria është duke shqyrtuar edhe Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nissan X-Trail, hibridi më i avancuar në treg

Nissan X-Trail, hibridi më i avancuar në treg

Auto Mita
Gjermanët nuk po mund të gjejnë punëtorë për Kampionatin Evropian

Gjermanët nuk po mund të gjejnë punëtorë për Kampionatin Evropian

Botë
Rruga Prishtinë-Mitrovicë, asfaltohet njëri drejtim i segmentit Lugu i Madh - Maxhunaj

Rruga Prishtinë-Mitrovicë, asfaltohet njëri drejtim i segmentit Lugu i Madh - Maxhunaj

Ekonomi
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove
Dogana e Kosovës pranon 1,360 aplikime për pozitat e reja doganore - procesi përzgjedhës së kandidatëve drejt përfundimit

Dogana e Kosovës pranon 1,360 aplikime për pozitat e reja doganore - procesi përzgjedhës së kandidatëve drejt përfundimit

Jehona Hulaj
Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!

Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!

Oaza Company
Kalo në kategori