LAJMI I FUNDIT:

Varroset sot afaristi Kryeziu, sipas këshillave të IKSHPK-së

Varroset sot afaristi Kryeziu, sipas këshillave të IKSHPK-së

Biznesmeni i njohur kosovar, Latif Kryeziu, i njohur si pronari i Shell Kosova, ka vdekur të martën.

Kryeziu do të varroset sot në Malishevë, sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.


Familjarët e Kryeziut kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00.

Ata kanë bërë të ditur se Kryeziu do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës.

“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të interesuarit se ceremonia e varrimit e të ndjerit Latif Kryeziu, do të bëhet sot me datën 22.07.2020. Duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec në Komunën e Malishevës”, kanë njoftuar familjarët.

Ngushëllime nga krerë institucionesh dhe politikanë për vdekjen e biznesmenit Latif Kryeziu
Lexo po ashtu Ngushëllime nga krerë institucionesh dhe politikanë për vdekjen e biznesmenit Latif Kryeziu

Biznesmeni i suksesshëm kosovar ishte pronar i Shell Kosova, që ka rreth 60 pika të derivateve në Kosovë.

Figurat kryesore publike në vend i kanë shprehur ngushëllime familjes së kryeziut, për vdekjen biznesmenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori