Pse gratë e Egjiptit të lashtë përdornin këtë trajtim kaq të preferuar edhe sot
Uji i trëndafilit bëhet nga distilimi me avull i petaleve të trëndafilit dhe është bërë pjesë e rutinës së bukurisë së grave dhe vajzave që nga koha e Egjiptit të lashtë
Uji i trëndafilit i ka rezistuar kohës pikërisht për vetitë e tij të shumta. Dr. Tiffany Jow, një kirurge dermatologe në New York ka treguar për Harper’s Bazaar pesë gjëra që nuk i keni ditur lidhur me përdorimet e ujit çudibërës.
Është i pasur me antioksidantë
Antioksidantët janë shumë të nevojshëm për të parandaluar dëmin që mund t’i shkaktohet lëkurës nga stresi oksidativ. Kur përdoret për kujdesin ndaj lëkurës, ai e ndihmon lëkurën të luftojë radikalet e lira dhe dëmin e shkaktuar nga rrezet UV, ndotja dhe stresi.
Mund t’ju ndihmojë për aknet
Duke qenë se uji i trëndafilit ka veti antimikrobiale mund të shërbejë si një trajtim natyral për aknet. Jow sugjeron të përdorni një serum, pasi janë shumë të përqendruar me ujë trëndafili dhe lejon penetrim më të mirë në lëkurë sesa kremrat.
Ka veti anti-inflamatore
Nëse vuani nga ekzema apo rosacea, uji i trëndafilit mund t’ju ndihmojë për të qetësuar skuqjen, pasi ka veti anti-inflamatore.
Është hidratues për fytyrën dhe trupin
Uji i trëndafilit ndihmon për të zbutur lëkurën, por edhe për të hidratuar flokët. Mund të shtoni disa pika në shampon apo balsamin tuaj.
Redukton stresin
Arsyeja pse trëndafili përdoret në shumë parfume është sepse ka një aromë shumë të mirë. Ajo që ndoshta nuk dinit është se aroma e tij ka ndikim edhe në humorin tuaj. Të nuhasësh ujin e trëndafilit redukton stresin dhe ndihmon për të krijuar një gjendje më të qetë dhe më relaksuese. Sipas studimeve nuhatja e tij ul nivelet e kortisolit (hormoneve të stresit) në trupin e njeriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Pesë mënyra për të veshur një pallto me gëzof artificial
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar