LAJMI I FUNDIT:

Teuta Abdullahu: Debutim me peshë në garat ndërkombëtare të skuadrës së femrave

Teuta Abdullahu: Debutim me peshë në garat ndërkombëtare të skuadrës së femrave
(Foto: basketbolli.com)

Kosova A (femrat) për herë të parë vitin e ardhshëm do të garojë në arenën ndërkombëtare. Formimi i Përfaqësueses A te femrat dhe pjesëmarrja në garat zyrtare është përkrahur nga komuniteti i basketbollit në Kosovë.

Shumë basketbolliste e kanë ëndërruar këtë ditë, por që nuk kanë mundur për shkak të mos pranimit në arenën ndërkombëtare. Por, këtë ëndërr, do ta jetësojnë gjeneratat e reja.

Ish-basketbollistja e Universitetit të Prishtinës, Teuta Abdullahu është shprehur se çdo debutim ka peshën dhe rëndësinë e vet.


“Çdo debutim në garat ndërkombëtare ka peshën, rëndësinë dhe përgjegjësinë e vet, e aq më tepër kur është fjala në nivel të Përfaqësueses”.

“Mundësia për garim në këtë nivel është lajm i mirë dhe premtues për basketbollin femëror, mirëpo mendoj që është edhe mjaft ambicioz, duke konsideruar nivelin e basketbollit femëror në vendin tonë. Jemi dëshmitarë të asaj se sa shumë punë dhe përvojë në garat ndërkombëtare i nevojitet një ekipi të ketë prezantim të suksesshëm. Një kohë të gjatë Përfaqësuesja A te femrat ka qenë në “gjumë”, prandaj kjo më jep një dozë skepticizmi për garat e vitit të ardhshëm, ku pritet të marrë pjesë”.

(Foto: basketbolli.com)

“Në anën tjetër, ky lajm i jep motiv kategorive të reja të cilat janë duke garuar në kategoritë përkatëse. Atyre u është hapur mundësia e garimit ndërkombëtar edhe pasi të arrijnë moshën seniore. Vajzave të Përfaqësueses, ekipit teknik dhe FBK-së, ju uroj shumë suksese në këtë rrugëtim me shumë sfida dhe shumë punë para që i presin”, është shprehur basketbollistja e gjeneratës së artë për faqen zyrtare të FBK-së, e cila me sukses ka luajtur për Universitetin e Prishtinës, duke garuar edhe në Ligën Trocal.

Kosova A (femrat) pritet të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.

FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.

Në trend Sport

Më shumë
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Kalo në kategori