LAJMI I FUNDIT:

FAO: Mbi 50 për qind e fermerëve shqiptarë gati të krijojnë kooperativa për rritjen e eksporteve

FAO: Mbi 50 për qind e fermerëve shqiptarë gati të krijojnë kooperativa për rritjen e eksporteve

Fermerët po shtojnë interesin për rritjen e prodhimit bujqësor dhe për këtë qëllim shprehen edhe pro bashkëpunimit mes tyre, në krijimin e kooperativave bujqësore, me qëllim zgjerimin e eksporteve.

Në një studim mbi fizibilitetin e fermave të vogla në Shqipëri, Programi i Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë (FAO), bën të ditur se, “53 për qind fermerëve të intervistuar në zonat me prodhim të lartë bujqësor, janë dakord për të bashkuar tokën në formën e një biznesi kooperativë, për ta mbjellë atë me një kulturë të përbashkët dhe për të nënshkruar kontrata kolektive me furnitorët”.

Sipas studimit, pajtueshmëria për të bashkëpunuar ka qenë e lartë për kultivimin e domates dhe bostanoreve, pasi këto janë edhe dy produktet me të eksportuara.


Bashkëpunimi mes fermerëve për të bashkuar tokat është një nga elementët thelbësore për të maksimizuar fitimet. Bashkëpunimi ndikon gjithashtu në rritjen e shitjeve, uljen e kostove dhe thithjen e fondeve nga programet mbështetëse.

Në vitin 2015, kishte 37 kooperativa të regjistruara ndërsa sot numri i tyre arrin në rreth 83 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor. /ATSH/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Udhëtoni drejt top destinacioneve evropiane shpejt dhe sigurt!

Udhëtoni drejt top destinacioneve evropiane shpejt dhe sigurt!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë

BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!

Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!

Ekonomi
Kalo në kategori