Popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 1.32 milion banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52 për qind në krahasim me vitin 2017, sipas skenarit, që bazohet në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Të dhënat janë publikuar në një studim të revistës shkencore ndërkombëtare The Lancet, e cila ka hartuar skenarët e fertilitetit, vdekshmërisë, migracionit dhe popullsisë për 195 shtete dhe territore nga 2017 në 2100.
Studimi ka modeluar popullsinë e ardhshme, duke iu referuar skenarëve alternativë në funksion të fertilitetit, migracionit dhe normave të vdekshmërisë.
Shqipëria penalizohet nga fertliteti i ulët, që në në vitin 2100 pritet të zbresë në 1.17 dhe emigracioni i lartë. Emigracioni neto modelohet në funksion të indeksit social-demografik, normës bruto të rritjes së popullsisë si dhe vdekjeve nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore. Raporti vlerëson dhe madhësinë e prodhimit të brendshëm bruto të çdo vendi dhe territori në skenarin referencë. Edhe në skenarin referencë, popullsia e Shqipërisë pritet të bjerë në 1.97 milionë banorë në vitin 2011, me një tkurrje prej gati 30 për qind në raport me vitin 2017.
Duke kombinuar skenarët e vdekshmërisë, fertilitetit dhe migracionit, raporti parashikon që popullsia botërore në skenarin referencë të kulmojë në 9.73 miliardë në vitin 2064 dhe më pas të bjerë në 8.79 miliardë në vitin 2100.
Parashikimet referencë për pesë vendet më të mëdha në vitin 2100 janë India me 1.09 miliardë nga 1.38 miliard që ka sot, Nigeria me 791 milionë nga 206 milionë banorë në 2017-në, Kina me 732 milionë nga 1.19 miliard që ka sot, SHBA-ja me 336 milionë nga 325 milionë që ka sot dhe Pakistani me 248 milionë nga 214 milionë që ka sot.
Gjetjet sugjerojnë se të të gjithë skenarët do të ketë një zhvendosje në strukturën e moshës së popullsisë globale. Në skenarin referencë, pritet që mosha mesatare të rritet nga 32.6 vjeç në vitin 2017 në 46.2 vjeç në 2100.
23 shtete në skenarin referencë, përfshirë Japoninë, Tajlandën dhe Spanjën pritet që të kenë një rënie të popullsisë më të madhe se 50 për qind nga 2017 në 2100. Popullsia e Kinës pritet të bjerë me 48 për qind.
Disa historianë argumentojnë se madhësia e ekonomive përkthehet në fuqi gjeopolitike. Rritja e Kinës dhe identifikimi i shekullit 21 si kinez janë të lidhura me idenë që së shpejti do të ketë Kina ekonomia më e madhe në botë.
Edhe pse Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk është përcaktues i vetëm i ndikimit dhe fuqisë politike botërore, është një faktor thelbësor. Raporti thotë se nëse këto supozime të skenarit referencë do të rezultonin të vërteta, Rusia dhe Brazili do të shihnin në rënie relative të saj, ndërsa Spanja dhe Italia do të pësojnë rënie të konsiderueshme, kurse Nigeria do të rritet ndjeshëm.
Gjetjet e raportit sugjerojnë që tendencat e vazhdueshme në arritjen arsimore të grave dhe qasjen në mjetet kontraceptive do të shpejtojnë rënien e fertilitetit dhe rritjen e ngadaltë të popullsisë. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën