LAJMI I FUNDIT:

Feith flet për akuzat e Speciales ndaj Thaçit: E arsyeshme të ndiheni krenarë me UÇK-në

Feith flet për akuzat e Speciales ndaj Thaçit: E arsyeshme të ndiheni krenarë me UÇK-në

Ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith i ka duartrokitur gatishmërisë së Presidentit Thaçi për t`iu përgjigjur Speciales sepse në këtë mënyrë sipas tij, Kosova mund ta liroj veten nga akuzat për çfarëdo që mund të ketë gjatë luftës.

Feith në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës edhe për ndjeshmërinë që ka populli i Kosovës për pjesën e luftës të viteve 98-99 derisa ka theksuar se e arsyeton popullin e Kosovës që ndihet krenar me atë që kanë arritur luftëtarët e UÇK-së.


I pyetur se si e shihni deklaratën e fundit nga prokurorët special që kanë paraqitur një aktakuzë kundrejt Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli si dhe të tjerëve dhe se si ka ndikuar kjo në politikën e Kosovës? Feith tha se ka parë deklaratën por asnjë padi.

“Unë e kam parë deklaratën, por unë nuk kam parë asnjë padi. Nuk jam në dijeni të asnjë akuze kundër President Thaçi, Kadri Veselit dhe të tjerëve. Prandaj është e vështirë për mua të gjykoj këtë apo të jap ndonjë përshtypje se çka është e përfshirë këtu. Por e di se çfarëdo që ka të bëjë me luftën gjatë viteve 98-99 në Kosovë është shumë e ndjeshme për popullin e Kosovës”, tha ai.

Feith po ashtu tha se kuptohet dhe është shumë e arsyeshme se ata ndihen krenar me atë se çfarë është arritur nga luftëtarët e UÇK-së.

“Brenda Kosovës, kryeministri Thaçi së bashku me zyrën time kemi punuar në zbatimin e dispozitave të Ahtisarit për të cilat ishin dakorduar para se Kosova të pavarësohej dhe ishte baza në periudhën e mbikëqyrjes. Një nga dispozitat kyçe ishte që të respektoheshin të drejtat e komunitetit serb brenda Kosovës dhe në atë aspekt kemi arritur disa gjëra. Duke përfshirë këtu krijimin e komunave dhe lidhjen e veriut të Kosovës me Prishtinën po ashtu duke u siguruar që qytetarët serb të Kosovës të përfaqësohen në institucione dhe agjensi të ndryshme”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori