LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e PTK-së kërkon nga Qeveria të zgjidhë problemin me llogaritë e bllokuara në Telekom

Sindikata e PTK-së kërkon nga Qeveria të zgjidhë problemin me llogaritë e bllokuara në Telekom

Kryeministri Avdullah Hoti, sot priti drejtuesit e Telekomit dhe të Sindikatës së PTK-së, por nuk u dha asnjë detaj se çfarë është folur apo se si mund të dilet nga kriza.

Pas kësaj, Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit ka kërkuar nga Qeveria që si aksionare e kësaj ndërmarrje të marrë edhe përgjegjësinë për gjendjen e krijuar.


Llogaritë e Telekomit janë bllokuar së fundmi pasi ka humbur një rast në Dardafone.net (Z Mobile) në Arbitrazh. Përmbaruesit kanë bllokuar llogaritë, duke kërkuar shlyerjen e borxhit të përmbarimit në vlerë mbi 26 milionë euro.

Hoti takon drejtuesit e Telekomit, s’jep detaje për situatën e krijuar
Lexo po ashtu Hoti takon drejtuesit e Telekomit, s’jep detaje për situatën e krijuar

“Kryetari (i Sindikatës Lamih Balaj v.j.) i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të behet zhbllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës dhe të mos ketë pengesa në operimin e punëve ditore. Gjithashtu kemi kërkuar që aksionari të marrë përgjegjësinë direkte, sepse bordet të cilat i kanë miratuar nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qenë të emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeverisë si aksionare 100% ta mbrojë pasurinë shtetërore, ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta e Republikës se Kosovës. FSP-PTK do t’u japë hapësirë negociatave të Qeverisë për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë qe të lirohen llogaritë e Telekomit, të bllokuara nga zhvatësi 10-vjeçar Z-Mobile”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së PTK-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori