LAJMI I FUNDIT:

Hoti takon drejtuesit e Telekomit, s’jep detaje për situatën e krijuar

Hoti takon drejtuesit e Telekomit, s’jep detaje për situatën e krijuar

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takoi të shtunën drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës.

Në një komunikate të qeverisë, thuhet se Hoti diskutoi për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit, si dhe për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.


Por nuk janë dhënë detaje shtesë se si do të tejkalohet kjo situatë, ku rrezikohet komunikimi në tërë Kosovën, por edhe mijëra punëtorë.